Aktualitet

Vijnë për pushime…por përfundojnë në burg! Partnerja gjermane akuzon për dhunë lituanezin: I derdha shishen e rakisë,

22 Shtator 2021, 20:45 Nga DOSJA
Vijnë për pushime…por përfundojnë në burg!

SARANDË– Tashmë një turk, një arab, një suedez dhe një lituanez janë banorët më të fundit të përkohshëm të Sarandës. Atyre u duhet të jetojnë këtu deri sa të përfundojnë gjyqet për çështjet për të cilat akuzohen, të gjitha vepra penale të kryera gjatë verës.

Por historinë më të bujshme e ka shtetasi lituanez! Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë kundrejt garancisë prej 3000 eurove një 51-vjeçar lituanez të arrestuar për “dhunë në familje”. Nikoljas Kuznecovs, pas një debati për pijen dhunoi bashkëshorten e tij gjermane, e cila e denoncoi në Polici.

“Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, 48 dhe 51 vjeç, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht fshatin Ksamil në Sarandë. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit ‘rulotë’, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti. Më datë 14 shtator, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson: ‘bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë,”- shkruhet në dosjen e siguruar nga “Balkanweb”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e sarandes nikoljas kuznecovs sarande gjykata e sarandes nikoljas kuznecovs sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:35

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. E ftuar në emisionin “Op...

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:19

BRITANI E MADHE- Një grup personash sulmuan kompaninë e sigurimeve “Securitas” dhe u larguan duke marrë me vete 53 milionë paund, duke hyrë kështu edhe në histo...