Aktualitet

Dritan Dajti shfaq sërish probleme shëndetësore, transportohet nga burgu i Peqinit drejt QSUT-së në mesnatë

23 Shtator 2021, 05:42 Nga DOSJA
Dritan Dajti shfaq sërish probleme shëndetësore, transportohet

TIRANË– Dritan Dajti, i dënuari për ‘masakrën e Durrësit’ kur u vranë katër efektivë policie është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Mësohet se transportimi i tij është bërë pak minuta para mesnatës së kaluar, nën masa të rrepta sigurie.

Dajti po vuan dënimin në burgun e Peqinit, por pak para se ora të shkontë 00:00 ka qenë në Tiranë, në QSUT. Ende nuk dihet se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur konkretisht i dënuari, por kjo nuk është hera e parë që ai dërgohet në spital.

Një vit më parë Dritan Dajti ka kryer dhe një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në janar të këtij viti u shtrua në spital pasi shfaqi simptoma të rënda të Covid-19.

Dritan Dajtit iu konvertua dënimi me burg të përjetshëm në 25 vite nga tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj e Albert Nikolli, pas vrasjes së katër policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 14 vite. Dajti ekzekutoi në plazhin ‘Iliria’ në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti ne qsut dritan dajti ne qsut

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:35

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. E ftuar në emisionin “Op...

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:19

BRITANI E MADHE- Një grup personash sulmuan kompaninë e sigurimeve “Securitas” dhe u larguan duke marrë me vete 53 milionë paund, duke hyrë kështu edhe në histo...