Bota

SHBA miraton dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech

23 Shtator 2021, 06:45 Nga DOSJA
SHBA miraton dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech

UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara të mërkurën, më 22 shtator, autorizuan përdorimin e përforcuesve të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, si dhe të rriturit me rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda dhe ata që punojnë në ambiente me ekspozim të lartë.

Pra, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, dhjetëra miliona amerikanë, tani kanë të drejtë për një dozë të tretë gjashtë muaj pas të dytës, sipas Reuters.

“Vendimi i sotëm tregon se shkenca dhe të dhënat e disponueshme aktualisht vazhdojnë të udhëheqin vendimmarrjen e FDA-së për vaksinat kundër COVID-19 gjatë kësaj pandemie,” tha Janet Woodcock, drejtuese e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), në një deklaratë.

Vendimi ishte i pritshëm dhe erdhi pasi një panel i pavarur ekspertësh  i thirrur nga agjencia rregullatore javën e kaluar votoi në favor të marrjes së masës përforcuese. Paneli, megjithatë, hodhi poshtë një plan fillestar nga Shtëpia e Bardhë për të miratuar plotësisht përforcuesit Pfizer-BioNTech për të gjithë personat e moshës 16 vjeç e lart, kërkesë që arriti në një qortim të padëgjuar të administratës së Presidentit Joe Biden.

Grupi i vaksinologëve, specialistëve të sëmundjeve infektive dhe epidemiologëve arritën në përfundimin se balanca risk-përfitim ndryshonte për të rinjtë, veçanërisht meshkujt e rinj që janë më të ndjeshëm ndaj miokarditit, pra inflamacionit të muskujve të zemrës.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba miraton dozen e trete pfizer vaksina pfizer-biontech shba miraton dozen e trete pfizer vaksina pfizer-biontech

Sondazh

Poll