Bota

Situata e tensionuar në veri të Kosovës/ Borrell thirrje për dialog: Të ulen menjëherë tensionet, palët të respektojnë

22 Shtator 2021, 20:58 Nga DOSJA
Situata e tensionuar në veri të Kosovës/ Borrell thirrje për

TIRANË– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar mbi situatën  e tensionuar në veri të Kosovës për target, duke kërkuar ulje tensionesh. Me anë të një mesazhi në rrjete sociale, ai kërkoi shmangjen e çfarëdo lloj provokimi të mundshëm pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Bashkimi Evropian bën thirrje për ulje menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës. Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi që ato do të shkonin direkt kundër interesave të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

Po ashtu në fjalën e tij, Borrell tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatojnë secilin detryim të nxjerrë nga dialogu i Brukselit.

“Ne i bëjmë thirrje lidershipeve në Beograd dhe Prishtinë të marrin pozicione të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për shmangjen e ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm, për të rivendosur një atmosferë paqësore dhe për të punuar për një zgjidhje të zbatueshme. BE -ja dhe Shtetet Anëtare i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre të dala nga dialogu pa asnjë vonesë të mëtejshme”, ka thënë Borrell.

LAJMI KRYESOR: Pa tensione e pa incidente, si kaloi nata e dytë në Jarinjë, serbët tërhiqen pas uljes të temperaturave, një numër i vogël protestuesish qëndrojnë rreth një zjarri, kamionët mbajnë rrugën të bllokuar

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni joseph borell kosova vendos reciprocitetin me serbine joseph borell kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 19:04

SHBA– Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për CBS, mbajti qëndrim tepër agresiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se SHBA-ja duhet të mba...