Bota

Policia e Serbisë dhe ajo e Kosovës mbajnë njëra-tjetrën në vëzhgim me dylbi, situata në veri e tensionuar

22 Shtator 2021, 20:08 Nga DOSJA
Policia e Serbisë dhe ajo e Kosovës mbajnë

KOSOVË – Policia e Kosovës ka identifikuar 10 policë serbë në malin pranë Jarinjës që vëzhgojnë me dylbi policinë kosovare për të kontrolluar ndonjë lëvizje të dyshimtë pranë kufirit.

 

Policia e Kosovës ka ndaluar ndërkohë prurjen e kamionëve shtesë, të mbushur me zhavorr pasi rruga që çon në pikën kufitare në Jarinjë është e bllokuar.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi. Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar.

LAJMI KRYESOR: Pa tensione e pa incidente, si kaloi nata e dytë në Jarinjë, serbët tërhiqen pas uljes të temperaturave, një numër i vogël protestuesish qëndrojnë rreth një zjarri, kamionët mbajnë rrugën të bllokuar

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni policia serbe dhe policia kosovare mbahen ne vezhgim me dylbi reciprociteti i targave policia serbe dhe policia kosovare mbahen ne vezhgim me dylbi reciprociteti i targave

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 19:04

SHBA– Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për CBS, mbajti qëndrim tepër agresiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se SHBA-ja duhet të mba...

Bota 22 Shtator 2021, 18:47

HAGË – Dëshmitari i parë në seancën e sotme gjyqësore për Salih Mustafën në Hagë tha se si pasojë e lëndimeve në trup nga dhuna e ushtruar në Zllash ...