Bota

Nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte/ Zbulohet identiteti i gruas së gjetur në ishullin kroat, kishte punuar me yjet e Hol

22 Shtator 2021, 19:39 Nga DOSJA
Nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte/ Zbulohet identiteti i gruas së

KROACI– Gruaja e shpëtuar nga ishulli kroat, e cila nuk mbante mend si kishte përfunduar aty, nga vinte dhe kush ishte, është identifikuar si një ish-dizenjuese sllovake që jetonte në SHBA dhe dizenjonte bizhuteri për persona të famshëm, duke përfshirë këtu Diana Ross. Policia kroate e quajti 57-vjeçaren Daniela ose Dana Adamcova. Identiteti i saj u identifikua pasi miqtë e njohën nga fotoja e publikuar prej policisë. Edhe SHBA e konfirmoi identitetin e Adamcova-s, e cila kishte jetuar atje deri në vitin 2015, ku kishte punuar për Brigitte Bardot dhe Barbara Straisand. Puna e saj ishte shfaqur edhe në serialin “Friends’. Ajo u zbulua më 12 shtator në ishullin Krk, ulur në një shkëmb pranë detit në një pjesë të largët të ishullit. Policia tha se ajo fliste “anglishte të përsosur”, por nuk kishte ID ose telefon. Gjendja e saj u përshkrua e qëndrueshme dhe shëbimet sociale njoftuan se do të kujdeseshin për të pasi të dilte nga spitali.

Vite më parë, një revistë sllovake e kishte përshkruar atë si një stiliste të suksesshme të bizhuterive e cila kishte klientë plot yje me famë botërore. Adamcova i tha në atë kohë revistës se kishte studiuar Dizajn në Santa Monica, duke ardhur më pas në kontakt me botën e argëtimit përmes një producenti të suksesshëm të filmit me të cilin më vonë u martua. Ata mendohet se u divorcuan në vitin 2000 dhe Adamcova u kthye në Sllovaki ku qëndroi deri në 2008-ën. Mes 2015 dhe 2018 ajo mendohet të ketë qëndruar në Irlandë, duke punuar në strehimore, para se të kthehej përsëri në Trenčín.

Dizenjuesja u gjet nga një peshkatar, i cili në pamundësi për ta shpëtuar vetë, njoftoi policinë. Ata e gjetën 57-vjeçaren të dehidratuar dhe të hutuar, duke thënë se ajo dukej se kishte kaluar më shumë se një natë në një zonë të largët të ishullit, e cila vizitohej vetëm nga arinjtë dhe derrat e egër. Gjendja e saj ishte tepër e rënduar pasi ajo nuk mundej as të pinte ujë pa ndihmën e dikujt./ Përkthyer nga The Gurdian.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni daniela adamcova gruaja e gjetur ne ishullin kroat daniela adamcova gruaja e gjetur ne ishullin kroat

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 19:04

SHBA– Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për CBS, mbajti qëndrim tepër agresiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se SHBA-ja duhet të mba...

Bota 22 Shtator 2021, 18:47

HAGË – Dëshmitari i parë në seancën e sotme gjyqësore për Salih Mustafën në Hagë tha se si pasojë e lëndimeve në trup nga dhuna e ushtruar në Zllash ...