Sport

“Faleminderit që erdhët dhe mirupafshim”/ Koeman habit gazetarët në konferencën për shtyp, mban një fjalim dh

22 Shtator 2021, 17:13 Nga DOSJA
“Faleminderit që erdhët dhe mirupafshim”/ Koeman habit

SPANJË-Tensioni është në nivelin më të lartë te skuadra e Barcelonës, ku stoli i Ronald Koeman është tronditur pas humbjes në Champions League, kundër Bayern dhe barazimit në kampionat ndaj Granadës.Trajneri holandez është nën një presion, me thashethemet që e shohin të shkarkuar ku Andrea Pirlo është një ndër kandidatët për ët zëvendësuar holandezin.

Përgjigja e Koeman erdhi sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cadiz. Tekniku 58-vjeçar u ul dhe lexoi një deklaratë para gazetarëve, pastaj u ngrit për t’u larguar pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

 

? @RonaldKoeman: “We are counting on your support in these difficult times”. pic.twitter.com/80HPPM4cKs

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 22, 2021

“Klubi është me mua si trajner në një situatë të tillë- u shpreh Koeman, situata financiare e klubit është e lidhur me performancën sportive dhe anasjelltas. Ekipi i futbollit pa qenë në gjendje të bëjë investime të mëdha financiare, kërkon kohë. Talentët e rinj të sotëm mund të bëhen yjet e rinj globalë brenda disa vitesh. Ne shpresojmë në mbështetjen tuaj në këto kohë të vështira. Ne si ekip dhe si lojtarë jemi shumë, shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve si ajo që kishim në ndeshjen në shtëpi kundër Granadës”.

Pastaj në fund u shpreh, “faleminderit shumë për ardhjen dhe mirupafshim”, Koeman u ngrit dhe u largua. Trajneri e kishte informuar ekipin se ai do të bënte një deklaratë të tillë dhe më vonë ia kaloi zyrës së shtypit të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona koeman barcelona koeman

Sondazh

Poll