Aktualitet

ME FOTO: Policia gati për të arrestuar në çdo moment ish-kryeprokurorin Llalla, gruaja e tij u tregon gishtin e mesit gazeta

22 Shtator 2021, 17:52 Nga DOSJA
ME FOTO: Policia gati për të arrestuar në çdo moment

TIRANË– Policia e Shtetit tanimë ka në dorë urdhërin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

E teksa pas vendimit të dhënë nga gjykata për ta dënuar ish-kryeprokurorin me burg gazetarët u stacionuan në shtëpinë e tyre, kamera fiksoi edhe momentin kur bashkëshortja e tij mbërriti në shtëpi. Teksa futej brenda, ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve të mbledhur para banesës tek rruga e Elbasanit.  

Gjykata e Posaçme e Apeli e dënoi këtë të mërkurë me 2 vjet heqje lirie ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Hapi i radhës tashmë është ekzekutimi i këtij urdhri, duke arrestuar Llallën, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Në redaksinë e Dosja.al mbërriti një foto, ku shfaqej Llalla me valixhe në dorë në Itali.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll