Aktualitet

22 Shtator 2021, 20:19 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Një grup personash sulmuan kompaninë e sigurimeve “Securitas” dhe u larguan duke marrë me vete 53 milionë paund, duke hyrë kështu edhe në histori si grabitja më e madhë ata bënë historinë për grabitjen më të madhe ndonjëherë në Britani. Një nga autorët që qëndron pas grabitjes, do të dalë nga burgu, duke paguar vetëm 1 paund. Lea Rusha, 48 vjeç, është liruar me kusht pasi kreu 15 vjet burgim për grabitjen e pazakontë.

Midis personave të përfshirë në grabitje ishte edhe shqiptari Jetmir Buçpapa, i cili u dënua me burgim të përjetshëm. Shqiptari nga Tropoja që kishte shkuar në Britani me pretendimin se ishte nga Kosova, kishte njohje me “kokën” e organizimit të grabitjes. Por detyra e tij nw vjedhje ishte të organizonte zbulimin e shtëpisë së menaxherit të depove, Colin Dixon.

Në shkurt 2006, Colin Dixon, menaxheri i depove të parave të bankës britanike u rrëmbye ndërsa po drejtonte mjetin tip “Nissan Almera” në Stockbury. Gruaja e Dixon dhe djali 8 vjeç u morën gjithashtu peng në shtëpinë e tyre pasi iu përgjigjën thirrjes së disa personave të tjerë të veshur me uniforma policie. Kwta tw fundit e bindën gruan se burri i saj kishte bërë aksident automobilistik dhe se do ta çonin nw spital pranw tij, por nw tw vwrtetw e dwrguan në të njëjtën fermë ku mbahej peng Dixon.

Po ashtu, 14 anëtarë të stafit në depon e parave ishin lidhur nga grabitësit, të cilët ishin të armatosur me AK-47, armë gjahu dhe pistoleta. Pas dy orësh të tmerrshme, grabitësit u larguan rreth orës 2.45 të mëngjesit, duke lënë stafin, Colin, gruan e tij dhe djalin e tyre të mbyllur në kafaze parash. Por ishte njw  anëtar i stafit, ai qw kishte me vete  një çelës me tw cilin i liroi tw gjithw, pa asnjw tw lwnduar.

Marrë nga kentlive.news

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lea rusha supergrabitja ne angli lea rusha supergrabitja ne angli

Sondazh

Poll