Sport

Xhaka drejt Serisë A, këtë herë e tundon Juventusi

22 Shtator 2021, 11:45 Nga DOSJA
Xhaka drejt Serisë A, këtë herë e tundon Juventusi

ANGLI – Qëndrimi i Xhakës tek Arsenali po vihet gjithmonë e më tepër në diskutim. Pavarësisht rezistencës së Arsenalit për të mos e lënë të lirë në merkaton e verës kur e kërkoi Mourinho tek Roma, emri i mesfushorit me origjinë nga Kosova mbetet i lakuar në Serinë A.

Sipas mediave britanike oferta tek Arsenali këtë herë ka mbërritur nga Juventusi, po sipas tyre bëhet fjalë për një shkëmbim. Juventusi dëshiron që ta transferojë Xhakën në Serie A duke ia ofruar “Topçinjve” mesfushorin amerikan, Weston McKennie.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk e preferon amerikanin, ndërsa Xhakën e sheh si një përforcim ideal për qendrën e mesfushës.

28-vjeçari së fundi ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e cila e lidh atë me skuadrën e Premier League deri në vitin 2024.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll