Sport

Fenomenologjia e një… Fenomeni. Nga hapat e parë në futboll, titujt dhe dëmtimet: Ronaldo bën 45 vjeç

22 Shtator 2021, 11:51 Nga DOSJA
Fenomenologjia e një… Fenomeni. Nga hapat e parë në

BRAZIL-Historia e një prej futbollistëve më të mirë fillon në Bento Ribeiro, një lagje e varfër në periferi veriperëndimore të Rio de Janeiros. Këtu lindi Ronaldo Luis Nazario de Lima më 22 shtator 1976. I biri i Nelio dhe Sonia-s, ai është Ronaldo (në nderim të mjekut që ndërhyri gjatë lindjes, Dr. Ronaldo Valente). Pothuajse. Sepse “Il Fenomeno” nuk është nofka e vetme e kampionit: vëllai i tij Nelio Junior – i paaftë për të shqiptuar emrin – e thirri që i vogël … “Dadado”.

Ronaldo rritet mes xhunglimit të topit dhe driblimit. I vënë re nga bashkatdhetari i tij Jairzinho, ai mbërriti te Cruzeiro dhe shijoi futbollin si profesionist në vitin ’93. I shkathët, i padepërtueshëm: një sezon dhe tashmë është koha për Europën. PSV ishte skuadra e parë duke luajtur nga viti 1994-1996.Pastaj erdhi Barcelona, skuadra katalanase paguan 20 miliardë lira. Në vetëm një sezon Ronaldo kontriboi me 34 gola në 37 ndeshje në La Liga, mjaftueshëm për titullin e “Pichichi-t” dhe Këpucën e Artë. Inter vendosë të paguajë 48 miliardë lireta në vitin 1997.

Shpejtësia është ajo që bie në sy.”Për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, madje edhe jashtë botës. Ai vrapon më shpejt me top sesa mbrojtësi pa të.” Christian Vieri, shoku i tij i skuadrës në kohën e Interit, e përshkroi kështu brazilianin. Pa e tepruar. Sprinti i Ronaldos arriti – sipas të dhënave të publikuara nga AS dhe të lidhura me një studim të kryer nga Lance, organi i informacionit sportiv brazilian – 36 km/orë.

Më 5 maj 2002, ai i dha fund aventurës me Interin, vit i cili atë verë fitoi Kupën e Botës me Brazilin. Më 31 gusht të atij viti – në orët e fundit të merkatos – Real Madrid trokiti në derën e zikaltërve, duke ofruar 45 milionë në pjatë. Në atë sezon Real Madrid ishte kthyer në ekip galaktik dhe Ronaldo ishte pjesa që i mungonte për të kompletuar një ekip yjor. Fillimi ishte i mbarë, por ngadalë Fenomeni po përballet me probleme jashtë fushës. Para së gjithash, me kilet e shumta.

Historia e Ronaldos është gjithashtu dhe mbi të gjitha një histori e dëmtimeve. Kundër Lecces – më 21 nëntor 1999 – braziliani dëmtoi tendinën e gjurit të djathtë. Braziliani u kthye në fushë më më 12 prill 2000, në ndeshjen e kundër Lazios për Kupën e Italisë, por pas 6 minutash, pësoi dëmtim në gjurin e operuar. Pas një pushimi 523 ditor ai u rikthye në ndeshjen e Kupës Uefa më 20 shtator 2001, kundër rumunëve të Brasov. Disa vjet më vonë, Ronaldo dëmtoi tendinën e gjurit të majtë në ndeshjen ndaj Milanit kundër Livornos në vitin 2008.

Pas tradhtisë së madhe – me kalimin te Milan në 2007 – Ronaldo rikthehet në atdheun e tij pas skadimit të kontratës me kuqezinjtë. Në dhjetor të atij viti ai firmosi për Corinthians, ku nga 2009 deri në 2011 ai zhvilloi 31 paraqitje dhe 18 gola. Më 14 shkurt 2011 – 34 vjeç dhe dhjetë muaj më herët se sa ishte planifikuar – ai njoftoi largimin e tij nga futbolli. Përveç fizikut të dobët, një nga problemet e sulmuesit ishte shtimi në peshë për shkak të hipotiroidizmit.

Sot? Më 3 shtator 2018 Ronaldo u bë president i Real Valladolid – aktualisht në Segunda Division – duke blerë 51% të aksioneve të klubit. Ndër angazhimet e ndryshme të jetës së tij të re, fenomeni herë pas here argëtohet duke luajtur tenis.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil ronaldo brazil ronaldo

Sondazh

Poll