Sport

Skualifikimi i Sarrit/ Humbi çështjen në apelin sportiv, tekniku i Lazios bën lëvizjen tjetër: Çon arbitrin në gjyq për

22 Shtator 2021, 11:19 Nga DOSJA
Skualifikimi i Sarrit/ Humbi çështjen në apelin sportiv,

ITALI-Verdikti final: “Sarri fajtor, goditi gjyqtarin.” Trajneri i Lazios do të drejtojë ndeshjen Torino-Lazio në tribunë dhe do të shfaqet në stol ditën e dielë në derbin e Romës, në kohë për të sfiduar Mourinhon. Seksioni i Parë i Gjykatës të Apelit të Sporteve, kryesuar nga Carmine Volpe, hodhi poshtë ankesën kundër skualifikimit dy-javor vendosur ndaj trajnerit, pas konfrontimit me gjyqtarin Chiffi, që u zhvillua në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas ndeshjes Milan-Lazio.

Procedura sportive ka përfunduar, por Sarri me një hap historik do t’i drejtohet drejtësisë së zakonshme. Lajmi është se ai do të dërgojë gjyqtarin Chiffi në gjyq dhe do ta padisë atë për shpifje. Deri më tani nuk është bërë kurrë një hap i tillë dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm. Nuk është një rast që ka të bëjë me Lazion, Sarri po përballet personalisht me të. Trajneri është konsultuar me avokatët dhe këto të fundit janë gati të lëvizin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio sarri lazio sarri

Sondazh

Poll