Sport

“Nuk më besohej, ishte më i shkurtër se nipi im”/ Mamaja e CR7 rrëfen takimin e parë me Messin, Dolores flet ed

22 Shtator 2021, 10:55 Nga DOSJA
“Nuk më besohej, ishte më i shkurtër se nipi im”/

PORTUGALI-Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, e “rikthen kasetën” dhe në mikrofonat e ADN Podcast tregon kur u takua me Messin në vitin 2017 gjatë dorëzimit të Topit të Artë. Nipi i saj Cristianinho, ishte gjithashtu me të dhe djalin e saj kur, në një moment, nëna e CR7 bërtiti: “‘Shikoni, është Messi.’ Nipi u përgjigj:” Ai nuk është Messi.” Shprehet Dolores Aveiro. “Pastaj Ronaldo e inkurajoi që ta përshëndeste.Messi është një person shumë i mirë. Nipi im është tashmë më i gjatë se ai. Ai moment ishte shumë argëtues”.

Dolores për rikthimin e CR7 te Sportingu

Dëshira më e madhe e Dolores është ta shohë përsëri djalin e saj me fanellën e Sporting Lisbonës. “Cristiano duhet të kthehet këtu, i pëlqen të shikojë ndeshje të Sportingut. Unë tashmë i kam thënë: ‘”Bir, para se të vdes dua të të shoh të kthehesh në Sporting’. Kujdes, ai paralajmëroi se të paktën do të luajë deri në moshën 40 vjeç.”

Manchester United

CR7, para se të kthehej në Old Trafford, dukej një hap larg transferimit te Manchester City. Dolores, në këtë drejtim, shpjegoi: “Në media u përfol për te Manchester City, por ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso për atë që thonë, sepse unë do të shkoj te Manchester United. Të shohësh stadiumin plot, me 75,000 njerëz, duke brohoritur emrin e tij ishte një emocion i madh “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dolores aveiro messi ronaldo dolores aveiro messi ronaldo

Sondazh

Poll