Sport

Zbulohen pagat e Ronaldos dhe Messit, Mbappe paguhet sa 1/3 e tyre

22 Shtator 2021, 09:29 Nga DOSJA

ANGLI – Vitet ikin mosha e tyre rritet, por Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dominojnë botën e futbollit në fushë dhe jashtë saj në aspektin financiar.

Lëvizjet e fundit në merkaton e verës kanë patur impakt të madh tek ta edhe në llogaritë bankare.

Cristiano Ronaldo mbetet gjithmonë kryesues edhe në klasifikimin e më të paguarëve në botën e futbollit, jo thjesht nga pagat por edhe nga përfitimet e sponsorve.

125 milionë dollarë janë përfitimet e tij të ndara, 70 milionë dollarë rrogë vjetore dhe 55 nga sponsor të tjerë.

Lionel Messi e ndjek me 110 milionë dollarë në këtë klasifikim, të ndara në 75 milionë pagë dhe 35 sponsor.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet Neymar me 95 milionë dollarë duke lënë pas shokun e tij të sluadrës Kylian Mbappe me 43 milionë dollarë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll