Kryetari i Kuvendit të Serbisë reagon mbi reciprocitetin e targave: Është provokim për krizë nga Kosova, i tërheqim vëre
22 Shtator 2021, 14:07Nga DOSJA
BEOGRAD –Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur ditën e sotme në një intervistë për median “Tanjung” ku është ndalur dhe në situatën e krijuar nga vendimi i Presidentit Kurti për reciprocitetin e targave. Ai i ka bërë thirje Bashkimit Europian të konstatojë shkeljen që i është bërë marrëveshjes së Brukselit nga Kosova dhe ka thënë se Albin Kurti po kërkon të testojë deri ku mund të shkojë konflikti duke çuar drejt një spastrimi etnik të serbëve në rajon.
Kryetari i Kuvendit Daçiç ka thënë se Serbia nuk do e lejojë kurrsesi diçka të tillë dhe se Kosova është duke kërkuar dhe provokuar një krizë globale tashmë e jo rajonale.
“Ata (zyrtarët kosovarë) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiç ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244. Ne publikisht i tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë sërish spastrim etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”, ka thënë ai.
KOSOVË– Nata e dytë e protestës në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident. Mediat e Kosovës shkruajnë se numri i protestuesve serbë gjatë na...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka premtuar Kombeve të Bashkuara se tërheqja nga Afganistani është një pikë kthese në histori, në të cilën “lufta e ...
TURQI– Jeta luksoze dhe luksoze e familjes së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është shënjestruar vazhdimisht nga opozita por kësaj here nuk ka shpët...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 4.904 testime, 160 qytetarë ...
HAGË- Dëshmitari i parë në gjyqin ndaj ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafës ka vazhduar dëshminë e tij edhe ditën e sotme. Në seancën e sotme, dëshmit...
KINË- Presidenti Xi Jinping tha se Kina nuk do të ndërtojë projekte të reja të energjisë me qymyr jashtë vendit, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgj...
KOSOVË- Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që ndodhen në jug të Serbisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që këto kom...