Bota

BE bën thirje për dialog dhe “ulje” gjakrash, kërkojnë takim Kurti-Vuçiç

22 Shtator 2021, 14:42 Nga DOSJA
BE bën thirje për dialog dhe “ulje” gjakrash,

BRUKSEL – Ministri i jashtëm i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak janë në kontakt nëpërmjet telefonit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me qëllim lehtësimin urgjent të tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas “Tanjung” BE po kërkon një takim mes Vuçiç dhe Kurtit për të gjetur kompromisin përsa i përket vendimit të Presidentit të Kosovës për reciprocitetin e targave.

“Përfaqësuesi Special i BE -së Miroslav Lajçak është kthyer nga Beogradi në Bruksel dhe të gjitha përpjekjet tona kanë për qëllim uljen e tensioneve dhe kthimin në dialog“, janë shprehur burimet diplomatike nga Brukseli.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni takim kurti-vuçiç takim kurti-vuçiç

Sondazh

Poll