Sport

Pelé nis stërvitjet me biçikletë: “Do të kthehem të luaj me Santos”

22 Shtator 2021, 09:16 Nga DOSJA
Pelé nis stërvitjet me biçikletë: “Do të

BRAZIL – “Miq, unë po dërgoj këtë video të bërë sot nga gruaja ime, për të ndarë gëzimin tim me ju. Unë jam i rrethuar nga dashuria dhe inkurajimi që më bëjnë të ndihem pak më mirë çdo ditë. Duke pedaluar kështu, do të kthehem së shpejti te Santos. Nuk më besoni?”.

Këto janë fjalët e Pelé, në një video të postuar në Instagram, teksa i siguron të gjithë për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, pas thashethemeve shqetësuese për shëndetin e tij të ditëve të fundit. Ai buzëqesh dhe bën shaka, duke treguar se është shumë mirë.

Në postim ne shohim Pelé në një biçikletë stërvitore, i rrethuar nga dy infermierë në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku ai ishte shtruar në spital, që nga 31 gushti dhe ku, disa ditë më vonë, ai u operua për kancerin e zorrës së trashë.

 

 

A post shared by Pelé (@pele)

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “albert einstein” pele sao paulo “albert einstein” pele sao paulo

Sondazh

Poll