Aktualitet

Po kultivonte kanabis pranë banesës së tij, prangoset 54-vjeçari në Lezhë

22 Shtator 2021, 06:42 Nga DOSJA
Po kultivonte kanabis pranë banesës së tij, prangoset

LEZHË– Një 54-vjeçar me inicialet Gj.K., është vënë në pranga pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, policia ka shkuar të bëjë kontrolle. Aty ka prangosur në flagrancë 54-vjeçarin.

Njoftimi i policisë Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë. Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 54-vjeçari në lezhë lezhe arrestohet 54-vjeçari në lezhë lezhe

Sondazh

Poll