Aktualitet

“Më sill pak lekët se…”/ Prezantohej si i DËRGUARI i ‘të fortëve’, kërcënonte qytetarët për t’i dhënë

21 Shtator 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Më sill pak lekët se…”/ Prezantohej si i

TIRANË– Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet kanosje e gjobvënie. Mark Nikolli është prangosur në kuadër të operacionit “Pindesing”, pasi prezantohej si i dërguari i personave me precedentë të theksuar kriminal, të njohur gjerësisht nga publiku. Nikolli i merrte në telefon dhe i kërcënonte duke u vendosur “gjoba” në emër të personazheve të njohur të botës së krimit. Më datë 1 shtator, ai ka kërcënuar një person me iniciale, V.K.; ndërsa dy javë më pas, më 16 shtator ka kërcënuar, J.B.


NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pindesing”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë. Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal. Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht: 1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.; 2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.; Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mark nikolli policia e tiranes tirane mark nikolli policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll