Aksident në Mirditë, mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja, arrestohet drejtuesi i mjetit
22 Shtator 2021, 06:41Nga DOSJA
MIRDITË– Një 55-vjeçare me incialet B. D., ka mbetur e plagpsur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në Mirditë në njq rrugë dytësore. F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, 55-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Mjeku neurolog Genc Struga, në një reagim ekskluzivisht për FaxWeb, ka shprehur revoltimin e tij lidhur me mosmarrjen në punë në Qendrën Spit...
SHQIPËRI– Vajza dhe dhëndri i ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, Ivanka dhe Jared Kushner kanë vizituar vizituar Shqipërinë gjatë kësaj vere....
TIRANË– 10 drejtuesve mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, u është pezulluar leja e drej...
FIER- Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.Në prangat e policisë së Fierit 43-vje&ccedi...
ELBASAN– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësphet se personi me inicialet B. D., 31 vj...
LEZHË– Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar dy automjete të cilat transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.Sipa...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqen kryesore parashikimin e hororoskopit për ditën e sotme. S...