“Të respektohen të drejtat e njeriut”/ OKB thirrje shteteve të BE-së: Ndryshoni qasje për pritjen e emigrantëve
21 Shtator 2021, 20:42Nga DOSJA
Dy agjenci të Kombeve të Bashkuara kërkuan qasje te azilkërkuesit e bllokuar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë, pasi katër migrantë në atë zonë u gjetën të vdekur.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë u bënë thirrje qeverive të përfshira që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar derisa përpiqen t’i ndalojnë kalimet e paligjshme nga Bjellorusia në Bashkimin Evropian.
Përmes një deklarate të përbashkët, agjencitë e OKB-së kërkuan hetimin e katër vdekjeve.
Ato po ashtu kërkuan “qasje të menjëhershme” te refugjatët dhe migrantët tjerë, “në mënyrë që të sigurojnë ndihmë mjekësore, ushqim, ujë dhe strehim”.
Qeveritë e Polonisë dhe Lituanisë vendosën gjendje të jashtëzakonshme, për të ndaluar hyrjen në zona të caktuara kufitare për këdo, përveç rojeve kufitare dhe shërbimeve të sigurisë.
Ato gjithashtu janë duke ndërtuar gardhe me tela në kufijtë me Bjellorusinë. Autoritetet polake thanë se tre persona që u gjetën të vdekur të dielën pranë kufirit me Bjellorusinë, vdiqën nga hipotermia dhe lodhja.
Rojet kufitare polake gjithashtu panë trupin e një gruaje pranë kufirit, në anën e Bjellorusisë. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara – të dyja me qendër në Gjenevë – thanë se kombësitë e njerëzve që vdiqën nuk janë konfirmuar.
Polonia dhe Lituania – të dyja vende të Bashkimit Evropian – kanë parë rritje të hyrjeve ilegale nga Bjellorusia, muajve të fundit. Sipas zyrtarëve të tyre, këto kalime të paligjshme ndërmjetësohen nga regjimi i presidentit autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashneko, për shkak të sanksioneve që i ka vënë BE-ja.
BE-ja ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër autoriteteve bjelloruse, për shkak të shtypjes brutale të një lëvizjeje pro-demokratike.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kryediplomati europian, Josep Borrell ka kontaktuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandë...
MAQEDONI E VERIUT- Zjarret po kthehen në makth në Maqedoninë e Veriut, ku sërish flakët rrezikojnë Bibliotekën Universitare e Shkupit. Deri më tani mësohet se f...
ITALI– “Zgjohet” sërish vullkani Etna! Sipas mediave të huaja, reja e tymit arriti një lartësi prej 9 kilometrash, që doli nga krateri juglindor.Megjithat...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara këtë martë, duke fol...
KOSOVË– Qarkullimi i automjeteve dhe kamionët e protestuesve serbë të cilët kundërshtojnë reciprocitetin e targave, është ndaluar në Jarinjë. Pjesëta...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur paraditen e sotme në takim ambasodrët e QUINT-it. Në takimin e mbajtur në kuadër të vendimit pë...
KOSOVË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqruar edhe nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla është takuar ditën e sotme në ...
RUSI– Udhëheqësi i burgosur i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, tha se Kremlini ka përdorur “frikësimin dhe shtypjen” për të vjedhur zgjedhjet parlamenta...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara atë Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ...