Bota

“Borrell ka kontaktuar mbrëmë me Kurtin dhe Vuçiçin”, zëdhënësi i BE: Të ulen menjëherë tensionet

21 Shtator 2021, 20:33 Nga DOSJA
“Borrell ka kontaktuar mbrëmë me Kurtin dhe

KOSOVË- Kryediplomati europian, Josep Borrell ka kontaktuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas situatës së krijuar nga vendimi i qeverisë së Kosovës per reciprocitetin e targave. Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Europian, tha për mediat e Kosovës, se situata në terren po monitorohet dhe ka përsëritur që tensionet të ulen menjëherë. Qeveria e Kosovës po zbaton që prej ditës së djeshme masën e reciprocitetit për targat e përkohshme për qytetarët e Serbisë që futen në Kosovë. Vendimi u prit me protesta nga qytetarët serbë duke shkaktuar bllokimin e rrugës që shpie në vendkalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak. Bllokimi i rrugës vazhdon edhe ditën e sotme, por situata duket e qetë. Stano tha gjithashtu se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell ka kontaktuar liderët e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne thamë dje se liria e lëvizjes është një gur themeli i Bashkimit Europian. Si e tillë, ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon. Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht situatën në terren dhe i bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të adresuar situatën në të gjitha nivelet. Përfaqësuesi i Lartë Borrell ishte në kontakt me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti mbrëmë dhe Përfaqësuesi Special i BE -së, Miroslav Lajčák është ende në Beograd duke vazhduar punën me të dyja palët” tha zëdhënësi i BE.

Ai shtoi më tej se BE-ja pret që palët t’a adresojnë çështjen e targave në dialogun që ndërmjetësohet prej tyre.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat. Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë” tha Stano.

Në takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT, kryeministri Kurti tha se vendimi për reciprocitetin e targave nuk është provokim apo diskriminim për askënd. Nga ana tjetër, presidenti serb Vuçiç, mbajti një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku kërkoi që Kosova të tërheqë forcat e policisë nga veri, ndryshe do të përballen me masa të ndërmarra pa u sqaruar më parë. Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh i shqetësuar për situatën e tensionuar mes dy vendeve.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni borrell kontakton me kurtin dhe vucicin peter stano borrell kontakton me kurtin dhe vucicin peter stano

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 15:56

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk dëshiron tu përgjigjet deklaratve të bëra nga presidenti i Koroacisë, Z...