Aktualitet

Mbikqyrte policët që shkelin ligjin/ Përjashtohet oficeri i SHÇBA-së, hetohej për drogë në Gjermani

21 Shtator 2021, 18:53 Nga DOSJA
Mbikqyrte policët që shkelin ligjin/ Përjashtohet oficeri i

Në Shqipëri hetonte policët që shkelin ligjin, por vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë. Është kjo historia e një specialisti të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave pranë ministrisë së brendshme i cili është përjashtuar pak ditë më parë nga detyra.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Sipas burimeve të sigurta, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi. Për këtë rast Euronews Albania iu drejtua drejtorit të shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i cili nuk dha asnjë përgjigje. Një ditë më parë ky institucion njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qëndror të institucionit, por vetëm pas interesimit të Euronews Albania, pasi ngjarja ka ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur larg syrit të publikut.

SHÇBA thotë se sulmi është parandaluar, megjithatë risku mbetet i lartë që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin të kenë përfunduar në duar të pasigurta.

Marrë nga Euronews

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hetuesi ne shcba hetuesi ne shcba

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 14:57

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme l...