‘Më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Saliu’/ Berisha nuk i ndahet kryedemokratit: I marrë peng n
21 Shtator 2021, 16:35Nga DOSJA
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama. Më tej, nga “Foltorja” në Fier, Berisha tha se me dorën e Bashës, Rama i ka ngulur thikën pas shpinë Partisë Demokratike. Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha ka kërkuar që demokratëtë të mos ndahen në dy kampe, atë të tij dhe të kryedemokratit Basha.
“Shohim ndonjëherë nga Azia, Edi Rama do të na çojë andej nga e çojnë xhepat. Jo! Ne jemi dhe do të mbetemi ashtu siç…Rilindjen e kemi të shekullit të 19, ata e formësuan doktrinën si një doktrinë perëndimore. Ata ishin gjeni. E dinin që shpirti ynë kishte vuajtur shumë, kishte pësuar trauma, por ata ringjalljen e shihnin vetëm tek vokacioni perëndimor. Integrimin e kemi interes jetik kombëtar. Sot kemi një regjim që në Greqinë e Lashtë quhej kakistokraci. Sot duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Sot do t’ju ftojmë që të zhvillohet një debat mes njerëzve që u besojnë vlerave dhe njerëzve që marrin përgjegjësi dhe që betohen për të rilindur shpresën dhe për të ecur të sigurtë drejt fitores. Natyrshëm unë kuptoj se dhjetra mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës. Por ju ftoj që të mos pranojmë në asnjë mënyrë, asnjë lloj ndarje mes nes, midis të Bashës dhe Berishës. Jo, ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerët që nuk janë këtu dhe kanë mbështetur këtu dhe kanë mbështetur Bashën, u them një fjalë: Më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, unë kam mbështetur kryetarin e PD-së, asnjë nga ne nuk i shkonte në mend se kryetari ynë, i marrë peng do të mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, dhe asnjë nen statuti, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin,”-tha Berisha.
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku edhe do të mbajë takimin e radhës me demokratët. Për një &c...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës këtë të enjte, për të caktuar ngritjen e Komisioneve parlamentare, miratimi i të cilave do ...
TIRANË – Ditën e sotme Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka takuar Glauk Konjufcën, Kryeparlamentarin e Kosovës.Min...
TIRANË– Partitë politike duket se nuk janë kursyer për të shpenzuar para në fushatën e tyre zgjedhore të 25 prillit. Nga raportet financiare të publi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendosjen e reciprocitetit ndaj targave serbe, duke kërkuar nga Kosova që të dialogojë. Në një pos...
TIRANË– Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shoqërua ditën e djeshme me debate të ashpra. Ishte Flamur Noka ai i cili kërkoi kryed...
TIRANË– Ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar për rastin e Drejtoreshës së Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana...
Politike19 Shtator 2021, 14:28
TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...