Bota

Situata në veri të Kosovës, Lajçak: Jam i shqetësuar, tensionet të ulen menjëherë

21 Shtator 2021, 12:25 Nga DOSJA
Situata në veri të Kosovës, Lajçak: Jam i shqetësuar,

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave nga ana e Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter Lajçak shkruan se situata është shqetësuese dhe se është e rëndësishme që të ulen tensionet e krijuara në vend. Lajçak është shprehur se ata janë të gatshëm që të lehtësojnë bisedimet.

Postimi i Lajçak:

“I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, shkruan Lajçak.

I briefed EU HoMs on the situation in the north of Kosovo. I’m concerned & call for immediate deescalation. It’s important to reduce tensions, restore a peaceful atmosphere & allow for freedom of movement. We stand ready to facilitate talks on all open issues in the Dialogue. pic.twitter.com/2HvqC0ldmS

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2021

Lajmi kryesor/ Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, BE dhe SHBA thirrje për ulje të tensioneve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine miroslav lajčák kosova vendos reciprocitetin me serbine miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 10:54

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi ve...