Aktualitet

Anëtarët e shoqatës së të verbërve proteston në Durrës: Jemi përjashtuar! Ne nuk kemi një zyrë për të diskutuar pro

21 Shtator 2021, 13:23 Nga DOSJA
Anëtarët e shoqatës së të verbërve proteston

DURRËS– Ditën e sotme anëtarë të shoqatës së të verbërve në Durrës kanë protestuar para Bashkisë së qytetit për problematikat e tyre. Presidenti i shoqatës, Saimir Farrici, u shpreh për gazetarët e pranishëm se Bashkia Durrës është e vetmja në vend që i ka përjashtuar të verbërit nga kompensimi i energjisë elektrike. Të verbërit kërkojnë vëmendje nga institucionet e pushtetit vendor, pasi statusi i tyre u garanton integrimin në shoqëri, integrim që duhet të lehtësohet pikë së pari nga përfshirja e tyre në jetën normale të komunitetit e qytetit. Me pankarta në duar ata përshkuan sheshin “Liria” për t’u ndalur para godinës së pushtetit vendor.

“Që nga viti 2015 shteti shqiptar ka hequr fashën e kompensimit të energjisë elektrike; të verbrit nuk e marrin kompensimin prej 648 lekë të reja. Të verbërit bashkia e Durrësit i ka përjashtuar. Është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë që i ka përjashtuar”, u shpreh Saimir Farrici duke shtuar: ‘Një ndër problemet më të rëndësishme dhe më shqetësuese është pajisja me një zyrë dhe ne si shoqatë nuk kemi një zyrë për t’u mbledhur, për të diskutuar për problemet tona … Të verbërit nuk punësohen, megjithëse ligji e ka të përcaktuar qartë”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres protesta e te verberve ne durres proteste ne durres durres protesta e te verberve ne durres proteste ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 13:20

TIRANË– Florenc Çapja dhe Jorgo Leku, të akuzuarit e vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 janë kaluar për gjykim. Vend...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 08:54

TIRANË– Një rregullore e re që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, ‘shtrëngon’ akoma më shumë punonjësit e policisë së Burgjeve. Në vendimin zyrtar...