Aktualitet

21 Shtator 2021, 13:20 Nga DOSJA

TIRANË– Florenc Çapja dhe Jorgo Leku, të akuzuarit e vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 janë kaluar për gjykim. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme e cila i ka vënë në dijeni të pandehurit përmes avokatëve të tyre mbrojtës që kanë qenë të pranishëm në sallë. Vetë Çapja ndodhet në Dubai i lirë, kurse Leku në Greqi, pasi nuk është ekstraduar ende. Më herët, GJKKO ka kaluar për gjykim edhe dosjen e Ardian Çapjas, Ervis Bardhit dhe Klajdi Dekolli.

Emri i tij doli nga dëshmia e të penduarit për krimin, Ervis Bardhi. Bardhi, bashkëpunëtori i Olsi Lekut ka kryer vrasjen e Gentian Beqirit. Ndërsa, vrasjen e babait të Gentianit, sipas rrëfimit të zbardhur të Ervis Bardhit, e ka kryer vetë Olsi Leku. 

I arrestuari dhe bashkëpunëtori i prokurorisë ka treguar se ditën e ngjarjes ai dhe Olsi Leku, kanë hipur në katin e pestë të një pallati dhe kanë vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin. Në rrëfimin që ka dhënë Ervis Bardhi, vrasjen e Gentianit, i cili ndodhej në “Arrest shtëpie” në atë kohë, ka pranuar se e ka kryer vetë, edhe pse e kishte shok Beqirin dhe hynte e dilte në banesën e viktimës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florenc capja gentian beqiri nezir beqiri olsi leku vrasja e gentian dhe nezir beqirit florenc capja gentian beqiri nezir beqiri olsi leku vrasja e gentian dhe nezir beqirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 08:54

TIRANË– Një rregullore e re që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, ‘shtrëngon’ akoma më shumë punonjësit e policisë së Burgjeve. Në vendimin zyrtar...