Aktualitet

I hoqi licensën kompanisë pasi mori para nga konkurentët! Drejtoresha e AKV ‘kapet mat’ pas denoncimit në Dosja.al: Sapo

21 Shtator 2021, 12:03 Nga DOSJA
I hoqi licensën kompanisë pasi mori para nga konkurentët!

TIRANË– Biseda telefonike mes drejtoreshës së Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Shtylla dhe gazetarit të Syri.tv nxorri zbuluar drejtuesen e institucionit duke kryer inspektim në një fermë në Fier. Gazetari Julian Hoxha mori në telefon Shtyllën për një prononcim në lidhje me denoncimin e ditës së djeshme, i publikuar në Dosja.al, ku thuhej se drejtoresha kishte dërguar për inspektimin në pikën doganore të Kakavijës, ditë të dielë disa inspektorë.

Gazetari i Syrit nuk prezantohet në nisje të bisedës me drejtoreshën, duke bërë që kjo e fundit të flasë lirshëm dhe të zbulojë se sapo doli nga një fermë në Fier. Më tej, kur kupton se personi në anën tjetër ishte gazetar, Shtylla stepet dhe nuk flet më gjatë. Kur pyetet se përse inspektimi është kryer në ditë të diele, ajo nuk zgjodhi që të komentonte më gjatë, duke kërkuar denoncimin me shkrim.

Syri.tv raporton se kryeveterineri pranë Drejtorisë së Veterinarisë së Fierit, nuk ka firmosur asnjë urdhër inspektimi për kontrollin që u bë ditën e dielë në Kakavijë. Ai ka qënë në ditë pushimi, pa pasur asnjë dijeni në atë që po ndodhte në të vërtetë.

BISEDA:

Tana Shtylla: Alo si kalove

Gazetari: Përshendetje

Tana Shtylla: Ca bëhet mire? Ne tani po dalim nga Fieri, vajtëm në fermë, hë më thuaj.

Gazetari: Jam Julian Hoxha, jam nga Syri, doja tju bëja një pyetje pasi kemi një denoncim nga…

Tana Shtylla: A më fal, më fal, unë mendova se ishe një kolegu im në Kakavijë.

Gazetari: Kemi një denoncim, një ankesë nga një qytetar që keni bërë një inspektim, sot ditë të dielë. Mund ta dimë motivacionin se përse është kryer ky inspektim ditë të dielë?

Tana Shtylla: Kush jeni ju dhe një herë?

Gazetari: Jam gazetar nga Syri tv në Tiranë

Tana Shtylla:Po kush jeni ju, keni target ju të më pyesni mua pse bëj inspektime, megjithesë inspektimin s’e kam bërë unë, e ka bërë shërbimi rajonal veterinar. Unë sapo u ndava nga zoti Fadil dhe nuk ka nevojë që të marrësh ti asnjë informacion.

Gazetari: Ne kemi denoncimin ndaj po ju them,

Tana Shtylla: Ke denoncim, ok, më sillni me shkrim denoncimin dhe do ju përgjgjem.

Gazetari: Dmth s’mund të na i thoni pse po bëhet ditë ditele që është ditë që…

Tana Shtylla: Si

Gazetari: Nuk mund të na i thoni pse po i bëni sot që është ditë jozyrtare e punës?

Tana Shtylla:Jo zyrtare është cdo ditë e punës time, po unë nuk kam bërë asnjë inspektim sot.Unë jam drejtoresha e përgjithshme e autoritetit kombëtar, nuk e di nëse po ngatërroni person.

Gazetari: Jo nuk ju ngatërrojmë, neve na kanë thënë

Tana Shtylla: Inspektimin e bëjnë drejtoritë rajonale

Gazetari: Jo po motivacioni pse kryhet ditë të dielë sepse ky…

Tana Shtylla: Jo jo, më vjen shumë keq, ju nuk jeni subjekti i duhur ku mund të bëhet një denoncim dhe që unë ti jap shpjegim.

Gazetari: Ne jemi media dhe ne normalisht kemi të drejtën tonë

Tana Shtylla: Po mirë mo ma bëj me shkrim, më thuaj në bazë të cilit nen ti do informacione edhe…

denoncimin e ditës së djeshme, u raportua se drejtoresha e Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Shtylla kishte dërguar për inspektimin në pikën doganore të Kakavijës inspektorë. Ky inspektim i kryer ditën e dielë, në ditë pushimi, i hoqi licensën për 2 javë kompanisë. Sipas qytetarit që raportoi publikimn, urdhëri u dha nga drejtoresha Tana Shtylla.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolli ne doganen e kakavijes tana shtylla kontrolli ne doganen e kakavijes tana shtylla

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 08:54

TIRANË– Një rregullore e re që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, ‘shtrëngon’ akoma më shumë punonjësit e policisë së Burgjeve. Në vendimin zyrtar...