Aktualitet

‘Do të prehet në Shqipëri, pranë babait’, flet motra e 21-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në

21 Shtator 2021, 12:31 Nga DOSJA
‘Do të prehet në Shqipëri, pranë babait’, flet

GREQI- Motra e 21-vjeçarit Erdi Rushitaj, i cili vdiq dje në agim kur motorri që po drejtonte me shokun e tij 17-vjeçar, u përplas në një shtyllë drite, duke rezultuar në një përplasje fatale.

Sipas protothema.gr, motra e tij, Desara ka folur rreth humbjes së vëllait të saj ku u shpreh se ende nuk mund ta besoj që Erdi nuk është më.

Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tim të vogël. Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Mua dhe motrës sime na u shemb bota mbi tokë. Ajo që na ka ndodhur është tragjike”- tha ajo e tronditur.

Ajo u  shpreh se i vëllai kishte rreth 5 muaj që e kishte blerë motorrin, dhe se ajo ishte shqetësuar shumë sqë në fillim ja kishte marrë çelësat nga meraku.

Erdi e kishte blerë motorrin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli për ta parë unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat e tij. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë. Ishte i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm. Thanë se ai nuk kishte licencë për motorrin, ne e dimë se ai kishte. Kishim parë letrën që japin deri sa të dalë karta. Ai kishte patentë edhe për veturën ” , shton ai.

Ajo thotë se vëllai i saj do të prehet në Shqipëri aty ku dhe prehet babai i tyre i cili ka humbur jetën vite më parë duke lënë 4 fëmijë jetim.

Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që të prehet pranë babait tonë. Ne jemi katër fëmijë. Në Greqi jetonim unë, motra ime dhe Erdi. Motra jonë tjetër jeton në Shqipëri me nënën tonë, të cilën e kemi pasur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne gjithashtu humbëm babanë në një moshë të re. Ai ishte vëllai ynë shumë punëtor. Ditë dhe natë në punë sepse i pëlqente jeta e mirë. Ai kishte ëndrra për jetën, për fat të keq nuk i arriti. Kur isha shtatzënë dhe nuk punoja, ai punoi dhe më ndihmoi mua.“- tha ajo.

Siç u bë e ditur, ashpërsia e përplasjes ishte e tillë që motorri u gjet rreth 100 metra larg dy të rinjve. Rushitaj humbi jetën menjëherë nga aksidenti, ndërsa Mateu Karagiannakis 17-vjeç, u dërgua në Spitalin Venizelio të Heraklion në Kretë, por ndërroi jetë pak më vonë.

Rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti pritet të sqarohen nga hetimi paraprak, ndërsa do të caktohet një ekspert. Në të njëjtën kohë, janë kërkuar teste toksikologjike për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e alkoolit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erdi rushitaj vdes 21-vjeçari shqiptar ne greqi erdi rushitaj vdes 21-vjeçari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 08:54

TIRANË– Një rregullore e re që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, ‘shtrëngon’ akoma më shumë punonjësit e policisë së Burgjeve. Në vendimin zyrtar...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 11:15

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pe...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 10:20

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqim...