Bota

Apple njeh zyrtarisht territorin e Kosovës me sistemin e ri operativ

21 Shtator 2021, 11:13 Nga DOSJA
Apple njeh zyrtarisht territorin e Kosovës me sistemin e ri operativ

KOSOVË-Kompania më e madhe e telefonisë celulare Apple, në sistemin e ri operativ, njeh zyrtarisht hartën e Kosovës.

Konstatimi është bërë nga disa përdorues të softuerit të cilët kanë vënë re se harta e Kosovës është me vija të plota dhe jo të ndërprera siç ka qenë në sitemet e mëparshme.

Apple ka publikuar sistemin e ri operativ iOS 15, ku Kosova mund të shfaqet me territor të përkufizuar me kufij të plotë me Serbinë.

Sidoqoftë, një formë e tillë e hartës së Kosovës, nuk është shfaqur tek të gjithë përdoruesit e këtij softueri, disa prej tyre kanë thënë se harta vazhdon të jetë me vijë të ndërprerë.

Muaj më parë, Apple kishte rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës dhe ato ishin shënuar në gjuhen shqipe, ky veprim erdhi pas një peticion i filluar në korrik të vitit 2020 i kërkoi Apple të tregonte një Kosovë të pavarur në hartat e saj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora harta e kosoves ne apple peticioni kunder apple harta e kosoves ne apple peticioni kunder apple

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 10:54

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi ve...