Bota

Përmbasje mes Kroacisë dhe Serbisë, presidenti kroat e quan homologun e tij serb nxitës të luftës, Vulin ja kthen: Milanov

21 Shtator 2021, 11:54 Nga DOSJA
Përmbasje mes Kroacisë dhe Serbisë, presidenti kroat e quan

KROACI-Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ditën e djeshme në Neë York, e ka cilësuar Serbinë si pengesën më të madhe në rrugën e anëtarësimit të BE-së. Telegram shkruan se sipas  Milanoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është pengesa më e madhe për vendin, duke shtuar se ai është një nga nxitësit e luftës së viteve ’90.

Negociatat e pranimit të Serbisë filluan në vitin 2014, deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviç beson se Serbia “nuk ka një qëllim të fortë” për t’u bashkuar me BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

Ndërkohë që pas kësaj deklaratë nga Milanoviç ka reaguar Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin. N1 shkruan se sipas Vulin,  Milanoviç është një nga politikanët më budallenj në Kroaci.

“Në Kroaci, politikanët ndahen në ustashë të hapur dhe të fshehtë. Kur, duke mos ditur se ishte filmuar në një takim me të ashtuquajturit mbrojtës, ai pranoi me krenari rrënjët e tij ustashe, Milanoviç vërtetoi se ai i përkiste pasuesve të fshehtë të lëvizjes ustasha. I përket politikanëve më budallenj kroatë. Ai e konfirmon këtë çdo ditë kur e sulmon Serbinë dhe Vuçiçin”, tha Vulin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 10:54

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi ve...