Aktualitet

Abuzoi me të miturin,dëshmia tronditëse e të moshuarit: I kam dhënë para. Motra e 11-vjeçarit: Kishte diarre, vinte pis n

8 Qershor 2019, 07:01 Nga DOSJA
Abuzoi me të miturin,dëshmia tronditëse e të moshuarit: I

Tiranë- Zbardhet dëshmia e  71-vjeçarit i cili u arrestua nga policia e Tiranës pasi u publikuan pamjet ku, ai shihej teksa abuzonte me një djalë të mitur të ura e Lanës në kryeqytet. Në pamjet e publikuar shihet qartë sesi  i moshuari puthte dhe prekte djalin në vendey intime.

Sipas “Klan Plus” Hamdi Methasa ka treguar para policisë se të miturit i jepte para herë pas here djalit me qëllimin për ta afruar. Ai është shprehur se këto kanë qenë momente dobësie. “Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie.”, është shprehur ai.  I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të.

Për “Klan Plus” motra e të miturit është shprehur jashtë kamerave se kohët e fundit, vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje. Ajo thekson se ai vinte në shtëpi pis dhe se kishte diarre.

“Filloi të vinte me vonesë në shtëpi. Ditët e fundit kthehej i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë asgjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla. Ne jemi të varfër, nuk kemi asnjë mundësi ekonomike.”, shprehet ajo në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Mësohet se për të moshuarin ka pasur edhe të tjera denoncime se ka abuzuar me të mitur të tjetër. Këto denoncime janë bërë në Komisariatin numër 2 në Tiranë. Methasa akuzohet për “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe “Veprime të turpshme”.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe qytetarët shprehen të revoltuar se  për të tilla ngjarje të merren masa të rënda.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi te lana dëshmia e motrës së të miturit dëshmia tronditëse të moshuarit flet hamdi methasa abuzimi te lana dëshmia e motrës së të miturit dëshmia tronditëse të moshuarit flet hamdi methasa

Sondazh

Poll