Aktualitet

“Kush je ti? Çfarë ke?” KËRCËNOHET gazetari investigativ Artan Hoxha: Ishin drejtuesit e klubit sportiv të Laçit, kam

21 Shtator 2021, 11:52 Nga DOSJA
“Kush je ti? Çfarë ke?” KËRCËNOHET gazetari

TIRANË– Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se është kërcënuar nga persona të ndryshëm dhe vetë drejtuesit e klubit sportiv të Laçit. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Hoxha deklaroi se ka bërë një denoncim në polici për këtë gjë, por autoritetet nuk ndërhyjnë dot, pasi sipas tij, ‘i kanë të fortët në krah’.

Hoxha tregoi se është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe më pas verbalisht nga vetë djali i presidentit të Laçit, Kleo Laska dhe persona të tjerë, pasi ai kishte hedhur një video nga ndeshja e fundit e ekipit të Laçit. Gazetari investigativ tha se gjatë ndeshjes Tirana-Egnatia, të cilën ai po e ndiqte dje nga tribuna me gazetarë të tjerë sporti, djali i presidentit të Laçit, i shoqëruar nga persona të tjerë, të cilëve nuk ua ka zbuluar identitetin, e ka kërcënuar. Hoxha tha se pavarësisht se ai ka bërë denoncim nuk do të ndodhë asgjë, sepse si rregull do të kërkohen pamjet filmike, që aty nuk i jep njeri dhe dëshmitarë, që sipas tij, i kthyen dhe shpinën në ato momente.

“Laçi, një nga gjërat që ka pasur më të mirë, ka qenë fusha e Laçit. Ata duan një cilësi dhe duan që fusha të jetë në parametra optimale. Ditën kur luajti Dinamo me Laçin, në fund të ndeshjes, për shkak të tensioneve që pati, etj… kjo është një video që kam bërë në fund të ndeshjes. Bëhet gol, arbitri e quan gol, më pas konsultohet me VAR dhe e lë gol. Në atë moment, vetëm të shikoje, i lëshohen dhe i bëjnë presion arbitrit e lojtarëve të Dinamos. Ata vunë duart në kokë sepse nuk kishin as tifozë aty. Kamerat i ulën poshtë dhe e fshehën atë që ndodh. Unë e filmova dhe publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pashqetësuar edhe në vendimin e VAR-it. Kompania që kishte sigurinë nuk ndërhynte, kur nuk ndërhyn dot, të njoftohej policia sepse nuk mund të lihet ajo jë ashtu. Kapiteni i Dinamos kërkoi shpjegim dhe në atë moment u sulën. Tensioni u vu re në stadium. Aty ishin ulur njerëz që nuk kishin lidhje me futbollin, Demollari, Tur Cobani, Sejdini. Dhe ata njerëz hedhin poshtë të gjithë mundin e Laçit, të gjithëata sponsor që ka Laçi, ka një kompani që ka vënë stampën e saj në bluzat e lojtarëve, nuk ka investuar ai që të vijnë pesë vandal që të shkatërrojnë biznesin e ta hedhin në tokë. S;janë as tifozë se nuk janë qytetarë. Ai presion u bë qëllimisht. Unë e hodha videon pasi ishte java e dytë, nuk e di a e disponon federate. Menjëherë pas videot filluan telefonanat, jo po këtej e andej. “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”. Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla. Por jo vetëm kaq. Isha në stadium dje për të ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia dhe isha mes kolegësh në tribunën e mediave. Në pushimin e ndeshjes vijnë tre persona dhe më kërcënuan ndërsa bëja detyrën time. Një situatë absurde aq sa kolegët u kthyen nga ana tjetër. Po kush ishin këta? Ishte drejtori i klubit, ishte djali i presidenti, Kleo Laska, si dhe një person tjetër që shoqërohet me këta. Janë persona të cilët e them i kanë krahët e ngrohta e nuk i ndal kush. Nuk kam asgjë me Laçin, kanë ekip të shkëlqyer, por janë persona të tillë. I kam bërë denoncim në polici. Por kur shkon puna pastaj atje ose do të kërkohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë që nuk t’i jep kush, ose të kërkohen dëshmitarë. Po kush të dalë dëshmitar aty, Ylli Aga që ishte ngjitur? Kolegët u kthyen nga ana tjetër në ato momente.E kam pyetur shpesh veten se pse Gëzim Sinemati nuk shkon në stadium dhe në situatë si kjo e kuptova. Nuk shkon sepse atje të bëjnë agresion për atë që thua,”- tregoi Hoxha.

 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kercenohet artan hoxha artan hoxha kercenohet artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 11:15

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pe...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 10:20

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqim...