Aktualitet

Pjesë e bandës që vrau Devi Kasmin/ U kap në gusht në Tiranë dhe u la në arrest shtëpie, drejtësia italiane kërkon eks

20 Shtator 2021, 22:22 Nga DOSJA
Pjesë e bandës që vrau Devi Kasmin/ U kap në gusht në

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka dorëzuar gjykatës kërkesën për ekstradimin e Kreshnik Budllës alias Farruku në drejtim të Italisë, i cili është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit kriminal.

Vetëm pak kohë më parë Gjykata e Tiranës ka vendosur që ta lërë atë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që pritej të ekstradohej drejt Italisë.

Kreshnik Farruku u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës. Farruku ka qenë edhe pjesë e bandës që akuzohet se ka vrarë Devi Kasmin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik farruku kreshnik farruku

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 11:15

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pe...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 10:20

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqim...