Aktualitet

Përdhunoi 28-vjeçaren në Sarandë, arrestohet i riu! Në pranga përfundon dhe 31-vjeçari që dhunoi nënën e tij

21 Shtator 2021, 10:33 Nga DOSJA
Përdhunoi 28-vjeçaren në Sarandë, arrestohet i riu!

SARANDË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një i ri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare. Po ashtu, një 31-vjeçar është akuzuar për veprën penale ‘dhunë në familje’ pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne sarande arrestim ne sarande

Sondazh

Poll