Aktualitet

Shtyhet seanca e Vettingut ndaj Izet Dushajt! Dyshohet se përdori mjetin e personit që gjykoi, gjyqtari: Atë nuk e kam njohu

21 Shtator 2021, 10:38 Nga DOSJA
Shtyhet seanca e Vettingut ndaj Izet Dushajt! Dyshohet se përdori mjetin e

TIRANË– Seanca e vettingut ndaj gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Izet Dushaj është shtyrë më 23 shtator. KPK ka konstatuar se gjyqtari ka konflikt interesi pasi nga kërkimet ka rezultuar se përdori makinën e një qytetari me inicialet A.H, çështjen e të cilit e kishte gjykuar në 2006 për akuzën e vrasjes. Gjyqtari tha se ka gjykuar shumë çështje, dhe makinën e mori pas viti 2010 dhe se ja kishte marrë një personi tjetër jo personit që kishte gjykuar.

Gjyqtari: Unë s’kam lëvizur kurrë jashtë shtetit. Kam 23 vjet s’kam vërejtje zoti është dëshmitar. Makinën ia kam marrë për përdorim F.B. dhe jo të zotit të makinës, atë nuk e kam njohur kurrë . Nuk e kam përdorur me akt përdorimi por thjesht e mora nga fqinji me inicialet F.B., ai e kishte marrë nga ai tjetri që dikur unë e kisha pasur në gjykim në vitin 2006.

KPK: Ju thoni keni dalë jashtë Shqipërie me këtë makinë, a ia keni dhënë dokumentet në kufi?

Gjyqtari: Shkoja në Tropojë dhe jepja lejen e qarkullimit në kufi që e kishte F.B jo A. L. siç doli nga ju. Jam gjyqtar i respektuar, më njohin të gjithë.

KPK: A ndiheni në konflikt interesi?

Gjyqtari: Jo nuk jam, as kam qenë. Duhet të më besosh , 25 vjet kam kaluar gjysmën e veriut në dorë kam kaluar gjyqe e situata të vështira, nuk e mbaja mend që kisha pasur çështje me A.L. në vitin 2006.

Gjyqtari : Kërkoj riçeljen e gjykimit administrativ dhe për dy kriteret e tjera , në të kundërt kërkoj konfirmimin në detyrë.

KPK: Seanca shtyhet në 23 shtator.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet izet dushaj izet dushaj

Sondazh

Poll