Aktualitet

21 Shtator 2021, 11:15 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili la pas makinën e djegur në Pukë me eshtra humane brenda saj, Gjonaj sqaron se mbetjet kockore, mes tyre dhe një kafkë njeriu, nuk i përkasin asaj zone.

Në një intervistë për Report TV, kryebashkiaku tha se sapo ka dalë lajmi është bërë një kontroll i varreve në Pukë, dhe asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i dëmtuar. Gjonaj shtoi më tej se banorët e Pukës janë prekur totalisht nga kjo ngjarje, pasi në atë zonë nuk është regjistruar asnjë akt kriminal dhe se bujaria e tyre nuk do ta priste asnjë mik në besë.

“Evidentimi në të gjitha varrezave në Bashki, dhe në bazë të një informacioni të përgjithshëm, ne nuk kemi asnjë cenim varresh, megjithatë, do ketë sërish kontrolle të vazhdueshme, nëse ka apo jo dëmtime të ndonjë varri. Arrijmë në përfundim që është një akt kriminal që nuk mund të kryhet vetëm, mbështetja është nga elementë kriminal, që i kanë borxh Pukës dhe pukjanëve, siç jemi të prekur për sipërmarrjen e atyre personave që e kanë marrë kryerjen e këtij akti kriminal në një vend që nuk ka pasur asnjë akt kriminal. Ajo që më bën optimist se ky komunitet është i paprekshëm, ai nuk ka pasur mundësi që të futet në marrëdhënie individuale me asnjë pukjan, ka marrë përsipër që të bëjë një tregti e cila vetëm ajo tregti nuk shkonte në Pukë, dhe nuk ka pasur shansin dhe mundësinë që të kontaktojmë me asnjë nga shërbimet në Pukë, ai ka studiuar ndershmërinë e pukjanëve, ka pasur kushtet ideale për të qenë i lirë. Ne e pamë që në ditët e para që kjo ishte një lojë, një manovër, opinioni publik u prek edhe pse kishim besim te secili njeri se nuk janë këto pukjanët që janë mbështetës të një hapi të tillë. Megjithatë në kushtet kur ka elementë kriminal, ne shquhemi për traditën e bujarisë dhe nuk ndodh që një mik të pritet në besë. Të gjithë pukjanët kanë qenë shumë të prekur, u bë një punë shumë e madhe për të zbuluar të vërtetën,”- tha Gjonaj.

Pecorelli u ‘ringjall’ më datë 18 shtator, tetë muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri, më 6 janar të këtij viti. Biznesmeni la pas makinën e tij të marrë me qira të djegur në Pukë, me një sasi eshtrash brenda, të cilët nuk dihet ende kujt i përkasin. 45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve. Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. Nga ana tjetër, prokuroria e Pukës ka ngritur akuza për të.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjon gjonaj gjon gjonaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 10:20

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqim...