Aktualitet

21 Shtator 2021, 10:20 Nga DOSJA

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqimi do të bëhet për shkak të pretendimeve që kanë 9 të akuzuarit, të cilët kanë mohuar përgjegjësinë penale, apo se kanë përfituar nga ky tender.

Anëtarët e Komisionit te Vlerësimit të ofertave kanë deklaruar përpara hetuesve se përgjegjësia është edhe e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, ku sipas deklarimeve të tyre ato kanë pasur dijeni për tenderin që i kushtoi buxhetit të shtetit plot 28 milion euro. Ditën e nesërme ballafaqimet do bëhen mes personave të pandehur dhe atyre që janë marrë në pyetje për faktin se deklarimet e tyre nuk kanë qenë të njëjta duke akuzuar jo vetëm njëri-tjetrin po dhe zyrtarë të policisë dhe ministrisë.

Lidhur me skandalin, SPAK ndaloi fillimisht 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit të tenderit me 2.8 miliardë lekë. Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet, uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tenderi i uniformave te policise tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll