Bota

21 Shtator 2021, 08:38 Nga DOSJA

KOSOVË- Duke filluar nga sot çdo qytetar mund të pajiset me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Kjo bëhet e ditur në një njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë. Në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, MPB njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga e marta në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.

Lajmi kryesor/ Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, BE dhe SHBA thirrje për ulje të tensioneve

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova vendos reciprocitetin me serbine kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 08:14

Guterres: Bota jo në drejtimin e duhur për klimën

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të hënën se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur disa objektiva urgjent...