Aktualitet

Vidhet biznesi në Vlorë! 5 të rinj futen në orët e para të mëngjesit, marrin produkte dhe paratë, dikush po i priste me

21 Shtator 2021, 09:32 Nga DOSJA
Vidhet biznesi në Vlorë! 5 të rinj futen në orët e para

VLORË– Një biznes në qytetin e Vlorës ka rënë pre e grabitjes. Kanë qënë 5 persona ata që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Pavarësia 2’ në Vlorë dhe kanë vjedhur produkte të ndryshme si dhe një sasi parash. Më pas të rinjtë, janë larguar me një mjet i cili po i priste jashtë. Njëri prej autorëve të dyshuar, i mituri I. T., dyshohet se më datë 19.09.2021, ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të një qytetari. Gjithashtu u bë arrestimi edhe i B. S., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” për vjedhje në bashkëpunim. Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pesë persona janë arrestuar për vjedhje në Vlorë, teksa 4 prej tyre janë me precedent. Të arrestuarit janë; R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.Sipas policisë të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një sasi të vogël parash në marketin në pronësi të D. H. dhe më pas kanë tentuar të largohen me një automjet me drejtues B. S. Gjithashtu, njëri prej autorëve të dyshuar, i mituri I. T., dyshohet se më datë 19.09.2021, ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të një qytetari. Gjithashtu u bë arrestimi edhe i B. S., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” për vjedhje në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vidhet biznesi ne vlore vidhet biznesi ne vlore

Sondazh

Poll