Aktualitet

Dhunë, i dehur në timon dhe zjarr i qëllimshëm, arrestohen tre persona në Fier

21 Shtator 2021, 07:04 Nga DOSJA
Dhunë, i dehur në timon dhe zjarr i qëllimshëm, arrestohen

FIER– Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjithashtu është prangosur edhe një 41-vjeçar banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.

Qytetari me inicialet P. Sh., banues në Kuqar, Patos, është proceduar penalisht pasi duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.

Njoftimi i policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., 31 vjeç, banues në Rreth-Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin P. Sh., pasi në Kuqar, Patos, duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tre te arrestuar ne fier tre te arrestuar ne fier

Sondazh

Poll