Aktualitet

Automatik, 25 fishekë dhe kanabis në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari në Fier

21 Shtator 2021, 07:28 Nga DOSJA
Automatik, 25 fishekë dhe kanabis në shtëpi, arrestohet

KORÇË– Olsi Emini, 40 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në njoftimin e policisë së Korçës bëhet me dije se Emini është kapur në banesën e tij me një automatik, dhe me një krehër me 25 fishekë. Arma e fishekët janë sekuestruar, kurse 40-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Olsi Emini, kanë gjetur 1 armë zjarri tip automatik me një krehër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. E., 40 vjeç.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsi emini olsi emini

Sondazh

Poll