Aktualitet

‘Me 180 mijë lekë të vjetra çfarë të bëj? Manovroj’/ Përlotet këngëtarja 82-vjeçare: Nuk u lyp njerëzve,

21 Shtator 2021, 09:34 Nga DOSJA
‘Me 180 mijë lekë të vjetra çfarë të

TIRANË– Ish-këngëtarja e Ansamblit dhe Valleve në Berat, Virgjini Mile Ristani ka rrëfyer jetën e saj tashmë që është dhe pa bashkëshortin. Ristani, e cila është 82-vjeçe, jeton e vetme, me kujtimin e bashkëshortit të ndjerë i cili ka ndërruar jetë nga veshkat. Teksa ishte e ftuar në ‘Abcnews’ ajo u shpreh se me paratë që merr nuk ka çfarë bën më parë pasi nuk i dalin.

“E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonin. Po iu qepën ato veshkat shumë, megjithëse pesë herë e kam operuar. Nga veshkat vdiq. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin”,- tha artistja.

Me 180 mijë lekë (të vjetra) që kemi neve, çfarë mund të bësh? Drita, ujë, qiranë, të gjitha. Nuk mundet… Megjithatë, me pak nikoqirllëk ia arrijmë. Mua të gjithë njerëzit e burrit edhe njerëzit e mi nuk më kursejnë asgjë, por unë nuk e bëj veten. Manovroj me aq sa kam, nikoqire, gatuaj, nuk u lyp njerëzve”,- tha Virgjini.

Më tej, ajo tregoi se ka nisur të shesë lule në mënyrë që të mbijetojë.

‘Unë kam shumë trëndafila edhe lule të tjera në shtëpi. Mirëpo, më thotë dikush: ‘Po gjithë këta trëndafila, po shiti’. ‘Është turp’, i thashë. Edhe unë mora bëra një tufë me zambakë, me trëndafila, edhe kam një pravaz atje të shtëpia, përjashta, edhe i vura atje.

Pastaj thashë: ‘Sa budallaçkë, pse e ula veten unë?!’. I mora dhe po ikja. Del një grua dhe më thotë: ‘Ku i çon ato? Silli se i marr unë’. Aty plasi cipa, kaq ishte. Fillova i vija përditë nga një tufë aty dhe i merrnin. Të gjithë i merrnin. Po i kam shumë qejf lulet”, rrëfeu artistja.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vigjini mile ristani vigjini mile ristani

Sondazh

Poll