Aktualitet

Kultivoi kabanis në bahçen e tij! Dikush spiunoi në polici, arrestohet në flagrancë një person në Memaliaj

21 Shtator 2021, 09:29 Nga DOSJA
Kultivoi kabanis në bahçen e tij! Dikush spiunoi në polici,

MEMALIAJ– Një person është arrestuar nga policia në Memaliaj pasi kishte kultivuar në bahçen e tij lëndë narkotike. Policia mori informacion nga një person për kët shkelje dhe menjëherë ndërhynë për kapjen e tij. Personi i arresuar është banues në fshatin Izvor, në Memaliaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ky shtetas në bahçen e banesës ka tentuar të kultivojë bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne memaliaj memaliaj kanabis ne memaliaj memaliaj

Sondazh

Poll