Aktualitet

Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore: Shkak u bë asfiksia, kishte mungesë oksigjeni

21 Shtator 2021, 08:37 Nga DOSJA
Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore: Shkak

TIRANË– Një ditë pas nxjerrjes së trupit të pajetë të minatorit Muharrem Plaku, është zbardhur dhe ekspertiza mjekoligjore. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore pranë Spitalit të Bulqizës për të kryer të gjitha ekspertizat. Sipas mjekëve, vdekja e 60-vjeçarit ka ardhur si pasojë e asfiksisë, që do të thotë për shkak të mungesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi tragjedia. Më pas, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e fundit mortore.

Muharrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës shtatë ditë më parë. U raportua se minatori u përpoq që të fshihej brenda një godine që ishte ndërtuar brenda minierës për të shpëtuar, mirëpo as ajo nuk e shpëtoi dot nga vdekja. Për ngjarjen janë arrestuar Inxhinieri teknik Veli Losha, si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti Saba Hasani.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet muharrem plaku muharrem plaku

Sondazh

Poll