Politike

Dako bën deklaratën e fortë: Në zgjedhjet e 2013 Halimi dhe Vokshi pinin kafe me të dënuarin përjetë, morën votat e të

8 Qershor 2019, 05:27 Nga DOSJA
Dako bën deklaratën e fortë: Në zgjedhjet e 2013 Halimi dhe

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Repolitix” në Report TV, kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë një akuzë të fortë teksa ka qenë duke folur për përgjimet e “Bild”.

I pyetur për akuzat e kundërshtarit politik, Dako u shpreh se në fushatën e vitit 2013, Eduard Halimi që ishte ministër i Drejtësisë deri në atë kohë, si dhe për Albana Vokshin, ish-deputete e PD janë parë duke pirë kafe me një person i cili në mungesë është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas Dakos ky person i cili ka pirë kafe me Vokshin dhe Halimin është në kërkim nga policia. Ai ka theksuar se PD në zgjedhjet e fundit ka marrë edhe votat e të burgosurve.

Gjatë jetës sime politike nuk jam marrë me kundërshtarin. Të flasë për moral PD…Vangjush Dako e ka kaluar mbi kurriz në 2007, 2009, 2011, 2013… Ministra të PD janë shoqëruar në fushatën e vitit 2013 me njerëz që kanë qenë në kërkim me burgim të përjetshëm. Në tavolinë me ministrin e Drejtësisë të asaj kohe, Eduard Halimin, me Albana Vokshin, i kemi denoncuar nëpër gjithë mediet. Kanë mbyllur shtabe elektorale të PS. Kanë qenë njerëz që kërkoheshin nga policia dhe bridhnin nëpër fushatë. Kjo është e paimagjinueshme. Të bëjnë moral këta është një gjë e jashtëzakonshme. Në vitet 2013, 2009, 2017, në të gjithë burgjet e Durrësit dhe Krujës rezultatet janë me zero për PS. Fiton PD, dhe në 2017 fiton LSI, sepse drejtuesit e burgjeve kanë qenë të PD dhe LSI. Që do të thotë se drejtori ka bërë bashkëpunim me të burgosurit për t’i marrë votën për partitë e tyre që i kishte emëruar në punë”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi eduard halimi vangjush dako albana vokshi eduard halimi vangjush dako

Sondazh

Poll