Politike

“Nuk i njoh si mafiozë”, Dako thur elozhe për Avdylajt: Janë njerëz me influencë, u angazhuan seriozisht

7 Qershor 2019, 19:59 Nga DOSJA
“Nuk i njoh si mafiozë”, Dako thur elozhe për Avdylajt:

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se fisi i Avdyljave nuk jan ëmafiozë, të paktën ai nuk i njeh për të tillë.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, Dako tha se Avdylajt janë njerëz me influencë në Shijak dhe Durrës dhe që janë angazhuar seriozisht për të kontribuuar në fitoren e Partisë Socialiste.

Unë s’i njoh për mafiozë. Familje mafioze i konsideron prokuroria, gjykata, organet kompetente.

Ne i konsiderojmë njerëz me influenca që kanë një fis të madh që kanë një rreth miqësor, që japin një mbështetje për të mbledhur sa më tepër vota,”– tha Dako.

Shumë të dhembshur po na e tregoni Avdylajn…”- tha gazetari Minga.

Ju mund t’ju duket paradoksale por është e vërtetë. Ata janë angazhuar seriozisht për fitoren tonë. Sepse kur dikush shikon që në krye të qytetit ku jeton po vendoset një njeri i mirë, sigurisht që kontribuon për të,”- përfundoi Dako.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild.

Dy ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit avdyli dosja 339/1 përgjimet e bild vamgjush dako astrit avdyli dosja 339/1 përgjimet e bild vamgjush dako

Sondazh

Poll