Politike

Vangjush Dako: Ja çfarë do të bëj pas 30 qershorit, gjëra të reja…kur njerëzit s’të duan…

7 Qershor 2019, 20:25 Nga DOSJA
Vangjush Dako: Ja çfarë do të bëj pas 30 qershorit,

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se do t’i duhet të merret me gjëra të reja nëse njerëzit nuk e duan më në politikë.

I pyetur në emisionin “Repolitix” se çfarë do të bëjë pas 30 qershorit Dako u shpreh se ende nuk e di.

Pas 30 qershorit nuk e di, por unë mendoj se njerëzit duhet të shohin gjithnjë gjëra të reja, eksplorime të reja. Për momentin jam i fokusuar në politikë, por nëse njerëzit s’të duan, duhet të largohesh. Unë mendoj se ky moment s’ka ardhur ende për mua…,”– u shpreh kryebahskiaku i Durrësit.

Kryebashkiaku Dako ishte i ftuar në emision për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild. Ai theksoi edhe njëherë tjetër se person me të cilin flet në telefonatën e përgjuar nuk është Astrit Avdylaj por një tjetër anëtar i familjes së tyre.

Dy ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll