Politike

“Delja e zezë e Evropës”, Berisha publikon shkrimin: Shqipëria është bërë një patate e nxehtë

7 Qershor 2019, 20:43 Nga DOSJA
“Delja e zezë e Evropës”, Berisha publikon shkrimin:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar artikullin e Euroaktiv, i cili shkruan se Shqipëria është “delja e zezë” e Evropës.

Berisha më tej shkruan duke cituar artikullin, se Maqedonia e Veriut ka marrë formalisht përgjigjen pozitive për negociatat ndërsa Shqipëria jo.

POSTIMI I PLOTË

“Delja e zeze e Europes”!, e cilesoi sot Shqiperine media e Brukselit “Euroaktiv”. Hapja e negociatave/ ‘Euroaktiv’: Shqipëria, “delja e zezë” e Europës. Në një artikull të “Euroactiv”, kushtuar zgjerimit të BE-së, shkruhet se pikërisht kjo çështje është bërë një “patate e nxehtë” për Brukselin. Sipas artikullshkruesit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, morën formalisht rekomandimin për të hapur bisedat e pranimit, por “Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”: Zgjerimi i BE-së është bërë një ‘patate e nxehtë’ për Brukselin dhe për shtetet anëtare. EURACTIV e trajtoi këtë çështje në një debat të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm për ngurrimin e perceptuar të disa shteteve anëtare për pranimin e vendeve të reja dhe për pengesat ekzistuese të brendshme.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të dy morën rekomandim për të hapur bisedimet e pranimit dhe për të kapur fqinjët e tyre veriore. Megjithatë, Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”, shkruan portali. Ndërsa ndalen tek anëtarët e BE që janë më të kujdesshëm ndaj zgjerimit, Euroactiv shkruan se, në fakt, me më shumë rezerva shihet Shqipëria, se sa Maqedoninë e Veriut. “Javën e kaluar, Komisioni Europian formalisht rekomandoi që Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me bllokun, duke thënë se Shkupi është gati për bisedime dhe ka bërë “përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, lexohet ndër të tjera në artikull.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike euroaktiv hapja e negociata per shqiperine integrimi i shqiperise ne be sali berisha euroaktiv hapja e negociata per shqiperine integrimi i shqiperise ne be sali berisha

Sondazh

Poll