Politike

“Qenka edhe me Agron Dukën ai?”, Dako i surprizuar: Astrit Avdyli luan me dy porta

7 Qershor 2019, 19:25 Nga DOSJA
“Qenka edhe me Agron Dukën ai?”, Dako i surprizuar: Astrit

TIRANË-Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se bazuar në përgjimet e publikuara nga Bild, Astrit Avdyli qenka dhe me Agron Dukën .

Sipas Dakos Astrit Avdyli është një person që luan me dy porta, pasi në një nga përgjimet e publikuara nga “Bild” një votues që flet me të, i kërkon që mos ta marrë vesh Agron Duka.

Qenka edhe me Agron Dukën ai? Ai thotë kam qenë gjithmonë me PS. Të njëjtat fjalë mund t’ia thotë edhe Dukës: “Unë jam me ty po mos i thuaj Dakos”.

Atëherë Astrit Avdyli luan me dy porta. Ai qenka edhe me PS-në edhe me Dukën,”– tha Dako ndër të tjera.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild.

Dy ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka astrit avdyli vangjusha dako agron duka astrit avdyli vangjusha dako

Sondazh

Poll